Qeveria në detyrë ndryshon statutin e ShSKUK-së që miratoi në mënyrë antikushtetuese

Qeveria në detyrë ndryshon statutin e ShSKUK-së që miratoi në mënyrë antikushtetuese

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.

Siç njoftohet përmes një komunikate për media, aty janë ndarë mbi 1 milion euro për disa projekte.

Po ashtu, i është vazhduar mandati Komisionit për Verifikimin e Diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së veriut, deri më 15 tetor 2025.

Veç tjerash, është plotësuar dhe ndryshuar Statuti Nr. 01/2023 i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Ky vendim erdhi pasi Qeveria e Kosovës e kishte miratuar në janarin e vitit 2024 statutin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, i cili u konstatua se u bë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Këto janë vendimet tjera:

-Miratuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë 105,000 euro, deri në 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për mbulimin e obligimeve financiare për projekte kapitale si në vijim: Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Ferizaj dhe Ndërtimi i zyrës regjionale për Inspektoratin e AUV-it në Gjakovë;

-Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për rritjen e kufirit të shpenzimeve në shumën prej 580,780 euro, për financim shtesë të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes;

-Miratuar kërkesën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej 372,100 euro për financim të projektit “Projekti i Kadastrit të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore” nga fondet e huamarrjes. /Klankosova.tv

The post Qeveria në detyrë ndryshon statutin e ShSKUK-së që miratoi në mënyrë antikushtetuese appeared first on Klan Kosova.