Qeveria miraton shpronësimin e pronave për Qendrën për Sport dhe Kulturë në Ferizaj

Qeveria miraton shpronësimin e pronave për Qendrën për Sport dhe Kulturë në Ferizaj

Në mbledhjen e 269-të të Qeverisë në detyrë, është miratuar vendimi për shpronësimin e pronave që menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), për realizimin e projektit të Qendrës për Sport dhe Kulturë në Ferizaj.

Ky projekt synon të krijojë hapësira moderne për sport dhe aktivitete kulturore, duke i ofruar qytetarëve dhe komunitetit lokal mundësi më të mira për zhvillim fizik dhe angazhim kulturor, përcjell Telegrafi.


Procedurat për shpronësim janë duke u zbatuar dhe do të mundësojnë fillimin e punimeve në terren në periudhën në vijim.

Qeveria thekson rëndësinë e këtij investimi për avancimin e infrastrukturës kulturore dhe sportive në komunën e Ferizajt, si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të standardit të jetesës për qytetarët. /Telegrafi/