E enjte, 15 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeQeveria emëron një komision për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor

Qeveria emëron një komision për përzgjedhjen e kryeinspektorit shëndetësor

Qeveria e ka miratuar emërimin e një komisioni ‘ad-hoc’ për “vlerësimin profesional” për pranim për pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Kryeinspektor Shëndetësor në Inspektoratin Shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ftoi ministrat që të votonin për këtë komision, emrat e anëtarëve të të cilit nuk i përmendi.

“Ju ftoj që të votoni vendimin e komisionit ad-hoc me anëtarët e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë”, tha ai.

Vitia paraprakisht tha se me këtë po synojnë “mbrojtjen e të drejtave të pacientëve” dhe “ndëshkimin e atyre që i shkelin rregullat dhe legjislacionin në fuqi”.

“Synojmë ta forcojmë mbikëqyrjen dhe të siguroj,ë standardet më të larta të kujdesit shëndetësor, që të respektohen në çdo institucion shëndetësor në Republikën e Kosovës”, tha ai.g.e.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT