​Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

​Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ashpërsoi sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në përputhje me vendimet e BE-së dhe ShBA-së.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ky vendim vjen si pjesë e angazhimit të Kosovës për të mbështetur Ukrainën dhe për të harmonizuar politikat me partnerët ndërkombëtarë.


“Për të mbështetur kundërshtimin e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, në përputhje me masat dhe sanksionet e BE-së dhe SHBA-së, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për zbatimin e pakos së 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse, si dhe masave shtesë përkatëse. Më 16 dhjetor 2024, Këshilli i BE-së miratoi pakon e 15 të sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Kjo pako përfshin masa kufizuese ekonomike dhe individuale me qëllim të kufizimit e mëtejmë të aftësisë së Rusisë për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme, të paprovokuar dhe pa justifikuar të agresionit kundër Ukrainës”, tha ai.

Pakoja e 15-të, e miratuar në dhjetor 2024, përfshinte ngrirje pasurish dhe ndalime udhëtimi për 54 individë dhe 30 entitete, si dhe kufizime të reja ndaj të ashtuquajturës anijes ruse në hije, me 52 anije të listuara, si dhe ndalime të eksportit për teknologji me përdorim të dyfishtë.

Kurse, pakoja e 16-të, e miratuar në shkurt të vitit 2025, janë shtuar 48 individë dhe 35 entitete në listën e zezë, si dhe ndalohet importi i aluminit nga Rusia dhe shënjestroi edhe 74 anije të tjera, duke e çuar totalin në 153. /kp/