Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka pritur sot në takim Joshua Peterson, oficer i sigurisë rajonale në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë.
Në njoftimin e lëshuar nga IPK-ja thuhet se gjatë takimit të përbashkët, Hodaj diskutoi për fuqizimin e bashkëpunimit dhe vazhdimit të përkrahjes në drejtim të fuqizimit të profesionalizmit të IPK-së.
“Hodaj deklaroi se ky bashkëpunim dhe përkrahja që IPK ka pranuar ndër vite nga partnerët ndërkombëtar e në veçanti nga SHBA-ja ka prodhuar rezultate të prekshme në fushën e mbikëqyrjes policore dhe fuqizimin e integritetit policor”, thuhet në njoftim.
Hodaj falënderoi Peterson për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme që qeveria amerikane po jep për Inspektoratin Policor të Kosovës. /Klankosova.tv
The post Qeveria amerikane vazhdimisht po mbështet Inspektoratin Policor të Kosovës appeared first on Klan Kosova.