Qeveria amerikane mbyllet pas shtatë vitesh, reagon Ambasada në Tiranë

Qeveria amerikane mbyllet pas shtatë vitesh, reagon Ambasada në Tiranë

Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria amerikane është mbyllur pasi liderët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nuk arritën të bien dakord për një financim të përkohshëm.

E pas këtij vendimi, ka reaguar edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë, transmeton Telegrafi.


Në reagim thuhet se përditësimet në llogarinë zyrtare në Facebook do të jenë të kufizuara, përveç rasteve të informacioneve urgjente që lidhen me çështje sigurie.

“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive”, thuhet në njoftim./Telegrafi/