Një video që tregon lidhjen e thellë mes një djali dhe qenit ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në rrjetet sociale.
Pamjet tregojnë djalin Wells, i cili vuan nga diabeti tipi 1 dhe qeni Ducky, në një moment kur niveli i sheqerit në gjakun e djalit bie në mënyrë të rrezikshme.
Videoja fillon me një skenë ku Wells është ulur në dysheme duke parë televizor. Në përshkrim, nëna e tij shpjegon se niveli i sheqerit kishte rënë në një vlerë të rrezikshme, dhe qeni Ducky ishte i pari që e kuptoi këtë dhe i paralajmëroi familjen. Falë reagimit të shpejtë, djali mori menjëherë trajtimin e nevojshëm.
Edhe pse rreziku kishte kaluar, Ducky vazhdonte të ishte i shqetësuar. Ai sillej me nervoz rreth nënës dhe e shikonte shpesh djalin, ndërsa bishti i tij nuk pushonte së lëvizuri – si të kërkonte konfirmim se gjithçka ishte në rregull.
Nëna u përpoq ta qetësonte duke i thënë “Gjithçka është në rregull, tani është më mirë.” Edhe pse dukej sikur e kuptoi, Ducky nuk ndalonte së shikuari Wellsin.
Momenti më emocional ndodhi menjëherë pas kësaj: Ducky iu afrua djalit, vendosi kokën në prehrin e tij dhe qëndroi i shtrirë qetë. Wells më pas e përqafoi, dhe ai ishte momenti që prekën zemrat e shikuesve në mbarë botën.
Videoja ka mbledhur mbi 122 mijë pëlqime, dhe mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/