Ky diskutim që po zhvillohet këtu, epilogun e ka fisnik.
Prioritizimi i fëmijëve përmes një partneriteti të fuqishem mes Unicef dhe Comodita Home ishte thelbi i takimit.
Kësaj marrveshjeje iu vendos vula përmes nënshkrimeve dypalëshe, nga aksionari Shkelqim Devolli dhe shefja e zyres së UNICEF ne Kosove, Veronika Vashchenko.
Së shpejti me çdo blerje e dyshekëve, jastekëve dhe toperëve në rreth 60 dyqane në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë një shumë do të mdahet për qëllimin e qasjes në Arsimin e Hershëm të Fëmijëve.
Nga kompania, u dha fjala se kur bëhet fjalë për këso investime, mbeshtetja s’do të mungojë kurrëherë.
Ky projekt veç qasjes, përfshinë edhe cilësinë dhe ndërgjegjësimin sa i përket Arsiminit të Hershëm. Përmes saj do të krijohen qendra të reja në zonat rurale ku përfitim do të kenë qindra fëmijë e prindër apo kujdestarë, nga grupet e margjinalizuara.
Për shefen e zyres së Unicef në Kosovë, Veronika Vershchenko shembulli që po jep Comodita, duhet ndjekur nga bizneset.
Njëjtë do të veprohet edhe në Shqipëri ku veç mbështetjes së vazhdueshme dhe përfitimit të qendrave, do të ketë edhe paisje të tyre me mjete didaktike.
Pas nënshkrimit, Vershchenko vizitoi hapsirat punuese të prodhimit në Comidita ku u njoftua nga afër me kualitetin e cilësinë e tyre.
Comodita njihet për investime të këtilla, që synim kanë përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve pa dallim.
The post Qendra të reja për edukim, UNICEF e COMODITA partneritet për fëmijët në Kosovë dhe Shqipëri (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.