Policia kufitare e Kosovës sot e ka zhvilluar një operacion të suksesshëm bashkë edhe me policinë shqiptare dhe strukturave kundër krimit në Mbretërinë e Bashkuar (National Crime Agency & Border Force, ku në Aeroportin e Prishtinës, janë sekuestruar një shumë e madhe e parave të padeklaruara.
Për operacionin ‘Marewood’, ka shkruar edhe Qendra për Menaxhim Kufitar.
Sipas kësaj qendre, autoritetet e Kosovës saj janë faktor domethënës në zingjirin e sigurisë rajonale.
“Angazhimi, bashkërendimi dhe bashkëpununimi ndërkombëtar i autoriteteve ligjzbatuese të Republikës së Kosovës sjell rezultate të përditshme dhe konfirmon se Republika e Kosovës dhe autoritetet e saj janë faktor domethënës në zingjirin e sigurisë rajonale dhe më gjerë dhe njëkohësisht të afta dhe të gatshme në parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe formave të krimit. Ju lumtë
Raportoni dukuritë negative në numrin 080050095(pa pagesë).
Ju falënderojmë për bashkëpunim!”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.
Operacioni ndërkombëtar ‘Marewood’, policia kap në aeroport mbi 11 mijë euro të padeklaruara
The post Qendra për Menaxhim Kufitar: Kosova, faktore në zinxhirin e sigurisë rajonale appeared first on Klan Kosova.