Qeko del i dyti, e quan rezultat të mirë

Qeko del i dyti, e quan rezultat të mirë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës doli i dyti pas atij të LDK-së, Përparim Ramës.

Sidoqoftë, Qeko e konsideroi këtë si rezultat të mirë dhe si disponim për ndryshim.

“Ky është një rezultat shumë i mirë për neve në Prishtinë, është hapi ynë i parë drejt fitores sonë të madhe në Prishtinë”, ka thënë Qeko në konferencë.

“Nga nesër, vazhdon puna pa u ndalë fare deri në ditën kur mbaron balotazhi”.

“Kemi parë që disponimi për ndryshim të madh në Prishtinë ekziston, dhe rezultati i zgjedhjeve të Prishtinës e ka rikonfirmuar këtë nevojë urgjente për ndryshim”.

The post Qeko del i dyti, e quan rezultat të mirë appeared first on Klan Kosova.