“Qe 10 orë pa ujë…”, kaos në Pejë, vendi i ujit mbetet pa ujë (VIDEO)

“Qe 10 orë pa ujë…”, kaos në Pejë, vendi i ujit mbetet pa ujë (VIDEO)

Sa herë që sezoni i verës vjen në komunën e Pejës, banorët kanë po të njëjtin hall.

Mungesa e ujit të pijshëm është një problem që qytetarët tashmë janë mësuar vetë ta menaxhojnë, raporton Kiks Kosova.

Pothuajse të gjitha lagjet e Pejës që furnizohen me ujë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, janë të njoftuar për reduktimet e ujit, ndërprerje të cilat janë shpeshtuar.

Kjo sipas njoftimeve zyrtare te “Hidrodrinit” vjen si shkak i thatësive, mungesës së reshjeve e niveleve të ujit në burimet ujore, të cilat sipas tyre kanë pësuar rënie.

Kiks Kosova ka raportuar edhe për probleme të brendshme të po kësaj ndërmarrjeje, madje edhe përfshirjes se disa zyrtarëve në fushatë elektorale për zgjedhjet lokale në Pejë.

Ndiqeni të plotë kronikën e Kiks Kosova:

The post “Qe 10 orë pa ujë…”, kaos në Pejë, vendi i ujit mbetet pa ujë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.