E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeQalaj i qartë: PDK s'ka vota për Haxhiun - VV të reflektojë,...

Qalaj i qartë: PDK s’ka vota për Haxhiun – VV të reflektojë, ka opsione tjera – Klan Kosova

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka ritheksuar se kjo parti nuk ka vota për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

Para mediave, ai tha tutje deklaroi se pasojat më të mëdha po i ndjen populli, pasi që siç tha ai, Kuvendi tashmë është dashur të jetë funksional e poashtu edhe qeveria.

“Nuk ka pasur nevojë Kosova të vijë në këtë situatë që mbahen dhjetëra seanca. Partia që ka siguruar më së shumti vota duhet të reflektojuë, të kërkojë marrëveshje politike. Pasojat më të mëdha po i ndjen populli, Kuvendi është dashur të jetë funksional, poashtu edhe Qeveria dhe të kalojmë në ligje që u shërbejnë qytetarëve”.

Tutje, Qalaj tha se takimet me presidenten duhet të jenë më të shpeshta.

“Edhe presidentja edhe liderët e partive duhet të takohen disa herë në ditë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje. Nuk votohet Albulena Haxhiu, nuk kalon me votat tona, ka opsione të tjera”, u shpreh deputeti, njofton Klankosova.tv.

The post Qalaj i qartë: PDK s’ka vota për Haxhiun – VV të reflektojë, ka opsione tjera appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT