PZAP vendos gjoba mbi 43 mijë euro për shkelje gjatë fushatës zgjedhore

PZAP vendos gjoba mbi 43 mijë euro për shkelje gjatë fushatës zgjedhore

Me më pak se një javë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vazhduar të shqiptojë gjoba ndaj subjekteve politike për shkelje të rregullave të fushatës.

Në një përgjigje për Telegrafin, PZAP ka bërë të ditur se shuma totale e gjobave të shqiptuara deri tani ka arritur në 43,600 euro.


Sipas institucionit, subjekti politik më i gjobitur është Iniciativa Qytetare për Skenderaj, ndërsa shkeljet më të shpeshta kanë të bëjnë me: përdorimin e gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale dhe debate televizive, vendosjen e posterëve në hapësira publike të palejuara, si dhe shfrytëzimin e burimeve publike dhe pozitës zyrtare gjatë fushatës zgjedhore.

PZAP pritet të vazhdojë monitorimin dhe shqyrtimin e rasteve deri në përfundimin e fushatës, ndërsa apelon te subjektet politike të respektojnë kodin e mirësjelljes zgjedhore për të garantuar një proces të drejtë dhe demokratik./Telegrafi/