E premte, 31 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizPZAP-i dënon LVV-në për gjuhë të urrejtjes në tubimin në Skënderaj

PZAP-i dënon LVV-në për gjuhë të urrejtjes në tubimin në Skënderaj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur sërish Lëvizjen Vetëvendosje në kuadër të aktiviteteve të saja për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

PZAP deklaron se VV-ja u gjobit me 5 mijë euro, dhe ka afat që ta paguajë gjobën deri në 15 ditë pas 30 janarit.

Ankesë kishte paraqitur Partia Demokratike e Kosovës më 28 janar ndaj LVV-së për shkak se, siç thuhet, më 27 janar në Skenderaj, mbështetësit e VV-së në një video të publikuar në mediat elektronike dëgjohen duke përdorur gjuhë të urrejtjes dhe fyese ndaj subjekteve politike.

Sipas PZAP, ata kishin thënë : “Me i ardhë Radoiçiqi e pranojnë me zemër, kta nuk shkojnë me ‘shkije’, por shqiptarëve ia bajnë, shpiunaa… Shpiunat e Serbisë, idiota, Radoiçiqin e kishin pritë me lule. Ngo, ngo çka bajnë këtë gjest, turp i madh. Tani thojnë PDK-ja jena njerëz, kanë më hup shumë. Kështu e ka Drenica”, shkruhet në vendimin e PZAP-it të kenë thënë mbështetësit e VV-së.

Në vendim tutje theksohet se mbështetësit e VV-së përdorën gjuhë të urrejtjes dhe gjuhë nxitëse. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://grookilteepsou.net/act/files/tag.min.js?z=8547498