Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar edhe dy gjoba tjera ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, në vlerë totale prej 6 mijë euro. Të dy gjobat i janë shqiptuar pas ankesave që ka dorëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Gjoba në vlerë prej 4 mijë e 500 euro, VV i është shqiptuar shkaku i një baneri të kandidatit për deputet Halil Thaçi, që është vendosur në ndërtesën kolektive në Obiliq, që është pronë komunale, e pa lejen e Komunës.
“Paneli pas shikimit të shkresave të lëndës dhe përgjigjes në ankesë të paraqitur nga subjekti politik LVV, vlerësoj se pretendimet e Subjektit Politik LDK, janë të qëndrueshme dhe si të tilla i aprovoj për faktin se veprimet e përshkruara në ankesë paraqesin shkelje nga ana e Subjektit Politik LVV gjegjësisht e kandidatit për deputet nga ky subjekt politik ka vendosur banerë/posterëve në ndërtesë kolektive-publike”, theksohet në vendim.
VV-ja e ka kundërshtuar këtë ankesë duke thënë se baneri është vendosur në hapësirën private, konkretisht në murin e banesës së titullarit juridik të banesës dhe i cili ka thënë pëlqimin paraprak.
PZAP e ka cilësuar të pa bazuar këtë pretendim, duke thënë se posteri është vendosur në hapësirën e jashtme të objektit të banimit kolektiv dhe se për këto raste duhet leje e veçantë nga Drejtoria në Komunën e Obiliqit.
“Detyrohet Subjekti Politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, që gjobë e shqiptuar sin ë pikën -II- të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”, thuhet në vendim.
Gjoba tjetër në vlerë prej 1 mijë e 500 euro, Lëvizjes Vetëvendosje i është shqiptuar për shpërndarjen e disa njoftimeve për një tubim në Prishtinë. Saktësisht, vendosjen e posterëve në shtyllë dhe trafo elektrike ku u bënte thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në tubimin në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.
Ankesa është bërë nga LDK’ja, që ka bashkangjitur edhe katër fotografi që dëshmojnë vendosjen e posterëve – njoftimeve në kundërshtim me rregullativën zgjedhore.
Edhe kjo ankesë është kundërshtuar nga VV’ja, e cila e ka akuzuar LDK’në se njoftimet e tyre i ka vendosur vetë kjo parti në vendet e palejuara për t’i dëmtuar financiarisht.
Pretendimet e VV-së, Paneli i ka cilësuar si supozime e që ka thënë se nuk janë argumentuar me fakte dhe prova konkrete.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);