E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/putini-permend-gjnd-ne-zhgenjen-vuciqin-video1/Putini përmend GjND-në, zhgënjen Vuçiqin (VIDEO) - Klan Kosova

https://klankosova.tv/putini-permend-gjnd-ne-zhgenjen-vuciqin-video1/Putini përmend GjND-në, zhgënjen Vuçiqin (VIDEO) – Klan Kosova

Lutjet private e publike të Alleksandar Vuçiqit ndaj Vlladimir Putinit, nuk arritën efektin e kërkuar.

Ndonëse presidenti i Serbisë iu përgjërua kryetarit të Rusisë që mos ta përmend, aq më pak publikisht, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që shpalli pavarësinë e Kosovës veprim legal e që nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare, kreu i Kremlinit bëri sërish një gjë të tillë.

Gjatë një takimi që e kishte me disa gazetarë në Moskë, presidenti rus iu referua vendimit të GjND-ës së para 15 viteve, raporton Klan Kosova.

Kjo duke pretenduar sërish se sikur populli i Kosovës që u mbajt i pushtuar nga Serbia deri në çlirimin e saj në qershor 1999, edhe popullata e territoreve Luhansk e Donetsk, që Rusia i aneksoi nga Ukraina fqinje, dhe të cilat nuk njihen ndërkombëtarisht, kanë të drejtë për vetëvendosje.

Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë:

The post Putini përmend GjND-në, zhgënjen Vuçiqin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT