Putini e fton udhëheqësin e Koresë së Veriut për vizitë në Rusi

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ftuar të mërkurën udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, që të vizitojë Rusinë, pas bisedimeve që zhvilluan në Pekin.

“Shihemi së shpejti”, ka thënë Kim përmes një përkthyesi, duke përqafuar Putinin gjatë lamtumirës pas bisedimeve që zgjatën dy orë e gjysmë, raporton Reuters.

“Ju presim, ejani të na vizitoni.”, është përgjigjur Putini, sipas njoftimit të Kremlinit.

Më parë, Kim kishte premtuar mbështetjen e tij të plotë për Putinin, duke thënë se do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Moskën, ndërsa presidenti rus falënderoi Phenianin për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/