E enjte, 12 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmePushimet që u kthyen në tragjedi, 41-vjeçarja shqiptare humb jetën në Tajlandë

Pushimet që u kthyen në tragjedi, 41-vjeçarja shqiptare humb jetën në Tajlandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në Tajlandë, ku një grua shqiptare ka humbur jetën tragjikisht, vetëm pak orë pas mbërritjes në ishullin turistik të Phuketit.

Viktima është identifikuar si Daniela Idrizi, 41 vjeçe, e cila ishte në pushime së bashku me bashkëshortin e saj, Mohamed Alsaba, 43 vjeç, me origjinë nga Egjipti. Çifti kishte mbërritur në Phuket rreth orës 14:00 të së njëjtës ditë dhe po qëndronte në një hotel në zonën Tambon Karon.

Sipas dëshmisë së bashkëshortit, rreth orës 16:00 ata kishin shkuar për të pushuar në plazhin Karon, ku 41-vjeçarja hyri në det për të notuar. Vetëm 10 minuta më pas, ajo hasi vështirësi dhe u mbyt para se të mund të ndihmohej nga rojet bregdetare apo pushuesit e tjerë.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme dhe transportimit në Spitalin Chalong, mjekët nuk arritën ta rikthenin në jetë dhe ajo u shpall zyrtarisht e vdekur rreth orës 18:00.

Autoritetet tajlandeze kanë nisur një hetim mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i viktimës pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Ambasada shqiptare në Bangkok është njoftuar dhe po merret me procedurat për riatdhesimin e trupit si dhe me mbështetjen e familjes së të ndjerës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT