E hënë, 16 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/punimet-ne-kanal-kthehet-furnizimi-me-uje-ne-kater-komuna-video/Punimet në kanal, kthehet furnizimi me ujë në katër komuna (VIDEO) -...

https://klankosova.tv/punimet-ne-kanal-kthehet-furnizimi-me-uje-ne-kater-komuna-video/Punimet në kanal, kthehet furnizimi me ujë në katër komuna (VIDEO) – Klan Kosova

Furnizimi me cisterna u bë për më shumë se 24 orë në Drenas, Obiliq, Fushë Kosovë dhe në lagjen “Kalabria” të Prishtinës.

Kjo ndalesë, sipas KRU “Prishtinës”, erdhi si pasojë e disa punimeve teknike në kanalin e Ibër-Lepencit.

Furnizimi me ujë që ishte ndërprerë mëngjesin e së shtunës nisi të rikthehet të dielën rreth mesditës. Për dikë që jeton në mërgim mungesa e ujit është e tmerrshme.

E ata që jetojnë në Kosovë e planifikojnë edhe ndaljen e ujit. Një banor mendon se kjo çështje do të zgjidhet vetëm për arsye politike.

Ndërkohë që furnizimi me ujë po kthehet në disa zona, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës në kanalin e Ibër-Lepencit nga edhe furnizohen banorët janë hedhur mbetje shtazore, të cilat edhe bllokojnë rrjedhjen e ujit.

The post Punimet në kanal, kthehet furnizimi me ujë në katër komuna (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT