Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, segmenti Kijevë–Dollc (LOT-4), do të realizohet riparimi i gropës pranë Urës nr. 7 në vendin e njohur si Kalaja e Dollcit.
Bëhet e ditur se për shkak të zhvillimit të punimeve, sot do të bëhet ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi Gjakovë-Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
“Ndërprerja e trafikut do të realizohet në intervalin kohor:Nga ora 08:00, deri në përfundimin e riparimit (sanimit) të gropës, por jo më gjatë se 48 orë”.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe”, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie, transmeton Klankosova.tv.


