Rruga “Ulëzat” në Hajvali do të mbyllet përkohësisht dhe pjesërisht deri më 24 dhjetor të këtij viti.
Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës, e cila thotë se mbyllja e kësaj rruge bëhet për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore nga Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, transmeton Klankosova.tv.
“Gjatë periudhës së mbylljes, do të sigurohet lëvizja e lirë e këmbësorëve dhe do të menaxhohet trafiku në mënyrë që të minimizohet pengesa për qarkullim”, thuhet tutje në njoftim.
The post Punimet mbyllin rrugën “Ulëzat” në Hajvali deri në dhjetor appeared first on Klan Kosova.