Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se disa zona të Skenderajt do të mbeten pa furnizim me ujë të pijshëm për shkak të defekteve në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, ndërprerja ka prekur fshatin Klinë e Mesme dhe Lagjen 2 në rrugën “Abaz Thaçi”.
Ekipet teknike janë duke punuar për sanimin e defekteve, pas të cilit pritet rikthimi i furnizimit.
KRU “Mitrovica” u ka kërkuar mirëkuptim konsumatorëve deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/