Punëtorët e sigurisë në QKUK po vazhdojnë protestën e tyre edhe sot pas ndërprerjes së kontratave të tyre të punës.
Përmes kësaj proteste, ata kërkojnë garanci nga drejtoria e ShSKUK-së për kushte më të mira pune dhe gjithashtu kërkojnë që të kthehen nën menaxhimin e QKUK-së me kontrata të reja pune, transmeton Klankosova.tv.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pati thënë ditë më parë për Klan Kosova, se organi Shqyrtues i Prokurimit duhet të vendos më herët, sepse 300 punëtorë kanë mbetur në rrugë.
The post Punëtorët e sigurimit të QKUK-së, protestojnë sërish appeared first on Klan Kosova.