Janë bërë 6 ditë që punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës kanë mbetur pa paga.
Një numër i tyre, sot protestuan para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Ata patën disa kërkesa drejt institucionit kryesor ligjvënës në vend.
Në emër të tyre foli Gëzim Bimbashi, i cili prezantoi kërkesat e të cilat janë:
– Alokimi i buxhetit;
– Rritja e buxhetit për vitin 2026, ku parashihet edhe rritja e pagave për punëtorët e mediumit publik;
– Kompletimin e bordit dhe shpalljen e konkursit për drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Ata paralajmëruan se nëse nuk iu dalin pagat, do të marrin edhe veprime të tjera.
The post Punëtorët e RTK-së paralajmërojnë edhe bojkotim të punës nëse nuk iu dalin pagat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.