Punëtorët e RTK-së pa paga, Bajrami kërkon nga Prokuroria Speciale ndërhyrje të menjëhershme

https://klankosova.tv/kek-u-pezullon-tenderin-137-milionesh-bajrami-flet-per-skeme-te-mundshme-korruptive11/KEK-u pezullon tenderin 137 milionësh, Bajrami flet për skemë të mundshme korruptive - Klan Kosova

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për 700 punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës.

Ajo me këtë rast ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të veprojë menjëherë dhe të lirojë institucionet nga uzurpatorët.

“Miliona euro ka ndarë qeveria jolegjitime e Albin Kurtit (e konsideruar e jolegjitim nga data 15 prill, kur u betuan si deputetë) për projekte të dyshimta, të cilat nuk janë të specifikuara në Ligjin e Buxhetit. Megjithatë, ai ka vendosur t’i penalizojë punëtorët e RTK-së, sepse, pavarësisht se e kanë kapur bordin dhe menaxhmentin e RTK-së, ata po vuajnë pasi nuk mund të kontrollohen të gjithë gazetarët aty”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami theksoi se dy komuna – Prishtina dhe Gjilani – nuk kanë marrë kurrë buxhetin përkatës nga Kuvendi i Kosovës.

The post Punëtorët e RTK-së pa paga, Bajrami kërkon nga Prokuroria Speciale ndërhyrje të menjëhershme appeared first on Klan Kosova.