E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePumo: Vuçiqi preu në besë Rusinë, Serbia tretësore për nga rëndësia për...

Pumo: Vuçiqi preu në besë Rusinë, Serbia tretësore për nga rëndësia për Rusinë (VIDEO)

Opinionisti Misha Pumo ka thënë që Serbia për momentin është tretësore për nga rëndësia për Rusinë, e që madje këta të parët i kanë prerë në besë këta të fundit.

“Pasi, për shumë raste pikërisht regjimi i Vuçiqit, le të themi, ka prerë në besë Rusinë, duke realizuar disa hapa që kanë qenë ndesh me interesat e Rusisë, me interesat dhe aspiratat imperialiste të Rusisë.

“Që kuptohet se si është një, le të themi, fuqi imperialiste e Shteteve të Bashkuara, janë edhe Rusia, Frana, Britania e Madhe sigurisht ata kanë interesat e veta në Ballkanin Perëndimor, në ato interesa që nuk do të heqin dorë kurrë”.

“Por nga ana tjetër, edhe mundësitë, edhe situate ku parësore është në radhë të parë lufta dhe zgjidhja e situatës në Ukrainë, së dyti, ka filluar një konflikt mëse i fortë dhe mëse i rrezikshëm për shpërthim në mënyrë të zjarrtë le të themi, për sa i përket Azerbejxhanit që është me të vërtetë një rebus për t’u zgjidhur”.

“Sebria për Rusinë në këtë moment është tretësore”.

The post Pumo: Vuçiqi preu në besë Rusinë, Serbia tretësore për nga rëndësia për Rusinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT