Një person është arrestuar të mërkurën në fshatin Vërboc të Drenasit nën dyshimet se i njëjti ishte parë në një video në rrjete sociale duke shtënë me armë.
Raportohet se të shtënat kishin ndodhur mbrëmjen e 29 korrikut, transmeton Klankosova.tv.
“ Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike dhe 5 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24-orësh.
The post Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet i dyshuari në Drenas appeared first on Klan Kosova.