Dy helikopterë amerikanë u goditën nga zjarri iranian gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit për dy pilotë të aeroplanit luftarak F-15E, i cili ishte rrëzuar më herët të premten në Iran, sipas televizionit “NBC News”. Njëri anëtar i ekuipazhit tashmë është shpëtuar.
Duke cituar një zyrtar amerikan, në raport thuhet se “të gjithë pjesëtarët e shërbimit [ushtarak] janë të sigurt”, pasi u goditën nga zjarri iranian gjatë misionit për kërkim-shpëtim, transmeton gazeta “The Times of Israel”.
Në një video të publikuar në rrjetin X, tre persona afër një veture shihen duke shtënë me armë të vogla në drejtim të dy helikopterëve në një zonë rurale.
Publikuesi i videos pretendon se bëhet fjalë për helikopterë të tipit “HH-60W”.
Më herët, në rrjete sociale ishte publikuar një video ku dy helikopterë dukej sikur po mbusheshin me karburant gjatë fluturimit nga një aeroplan që po fluturonte krahas tyre.
Footage of Iranian police firing small arms at a pair of USAF HH-60Ws searching for the downed F-15E crew earlier today. pic.twitter.com/9SwhyhY1Aw
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) April 3, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


