Publikohet lista e konkurrentëve për Fest 64

Publikohet lista e konkurrentëve për Fest 64

Janë zbuluar sot (e hënë) emrat e këngëtarëve që do të marrin pjesë në Festivalin e 64-t të Këngës në RTSh.

Komisioni Përzgjedhës, nën drejtimin artistik të Elhaida Danit, ka përzgjedhur 28 artistë që do të ngjiten në skenën e madhe të fundvitit.


Ky edicion pritet të sjellë një kombinim të artistëve të njohur, rikthimeve të bujshme dhe talenteve të rinj që do të debutojnë për herë të parë në festival.

Në mesin e tyre spikasin Fifi & Tiri Gjoci, Vedat Ademi, Erik Lloshi, Evi Reçi, Rezarta por edhe surpriza si aktori Erand Sojli, që këtë herë do të paraqitet si këngëtar.

Festivali do të zhvillohet për katër netë me radhë në fund të dhjetorit, ndërsa këngët konkurruese do të publikohen gjatë nëntorit.

Pjesëmarrësit e këtij viti në RTSh

Lista e plotë e pjesëmarrësve:

1. 2 Farm

2. Alis

3. Egzon Pireci

4. Endri Kaçaçi

5. Enxhi Nasufi

6.Erand Sojli

7.Erik Lloshi

8.Evi Reçi

9.Fifi & Tiri Gjoci

10.Frensi

11.Gerta Mahmutaj

12.Ghiti

13.Gresa Gjocera & Bledi Kaso

14.Inis Neziri

15.Kamela Islamaj

16.Kimi

17.Kleansa Susaj

18.Lorenc Hasrama

19.Luna Çausholli

20.Malvina Likaj

21.Rezarta Smaja

22.Rigersa Loka

23.Sara Kapo

24.Savjana Vjerdha

25.Sheila

26.Sihana Haxhnikaj

27.Threex

28.Vedat Ademi. /Telegrafi/