Saturday, February 28, 2026
spot_img
HomeLajmePublikohet agjenda e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Publikohet agjenda e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Institucionet e Kosovës kanë bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e Epopesë së UÇK-së, që do të zhvillohen më 5, 6 dhe 7 mars.

Programi përfshin mbledhje solemne, homazhe, ekspozita, aktivitete sportive dhe programe artistike.

Ceremonitë përfshijnë mësime kushtuar Epopesë në shkolla, seanca solemne në kuvendet komunale, rreshtimin e kuadrateve të FSK-së, gara volejbolli, homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ekspozita dhe Akademi përkujtimore me pjesëmarrje të Operas dhe Filarmonisë së Kosovës.

Festimet përmbyllen më 7 mars me “Natën e Zjarreve” në Prekaz dhe ndezjen e flakadanëve në shtatë rajone të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT