Publikohen pamjet – përleshje gjatë xhirimeve të klipit të Don Xhonit?

Publikohen pamjet - përleshje gjatë xhirimeve të klipit të Don Xhonit?

Pak ditë më parë, Don Xhoni bashkë me menaxhmentin e tij i janë rikthyer punës për të sjellë një projekt të ri muzikor, që pritet të dallojë për tekstin, muzikën dhe performancën e veçantë.

Por, pamjet e siguruara nga Gazeta Sinjali tregojnë se gjatë xhirimeve nuk ka qenë gjithçka e zakonshme.


Në video shihet një përleshje mes disa personave, në të cilën duket i përfshirë edhe vetë Don Xhoni.

Foto: Sinjali

A bëhet fjalë për një konflikt real apo për një skenë të inskenuar si pjesë e klipit?

Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim, deri në momentin e lansimit të këtij projekti muzikor.

Sidoqoftë, ai mbetet i veçantë në realizimin e klipeve dhe gjithmonë sjell risi në treg. /Sinjali