E shtunë, 3 Maj, 2025
spot_img
HomeSportPublikohen oraret e ndeshjeve finale mes Bashkimit dhe Trepçës – Indeksonline.net

Publikohen oraret e ndeshjeve finale mes Bashkimit dhe Trepçës – Indeksonline.net

18:38 / E Premte, 02 Maj 2025 / Gj. Sh

Bashkimi dhe Trepça janë dy skuadra finaliste të play-offit të Superligës për këtë sezon, derisa Federata e Basketbollit ka publikuar orarin e ndeshjeve finale.

Seria finale fillon në qytetin e Prizrenit, ku ndeshja e parë zhvillohet ditën e diel në palestrën ”Sezai Surroi”, shkruan IndeksOnline.

Epërsia e terrenit i takon prizrenasve që përfunduan garat e rregullta në pozitën e parë, derisa e dyta ishte kampionia aktuale, Trepça.

Skuadra që shënon katër fitore fiton titullin e kampionit.

Orari i finaleve

Finalja 1

E diel, 4 Maj Bashkimi – Trepça

Finalja 2

E mërkurë, 7 Maj Trepça – Bashkimi

Finalja 3

E diel, 11 Maj Bashkimi – Trepça

Finalja 4

E mërkurë, 14 Maj Trepça – Bashkimi

Finalja 5 (eventuale)

E diel, 18 Maj Bashkimi – Trepça

Finalja 6 (eventuale)

E mërkurë, 21 Maj Trepça – Bashkimi

Finalja 7 (eventuale)

E diel, 25 Maj Bashkimi – Trepça

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT