PSV s’ka fituar kurrë ndaj Juventusit, a mund ta befasojë sonte?

PSV s'ka fituar kurrë ndaj Juventusit, a mund ta befasojë sonte?

Në fazën e parë të edicionit të sivjetshëm në Ligën e Kampionëve, humbën 3-1 nga Juventus.

Me të njejtin kundërshtar, PSV Eindhoven u shortua të luftojë për një vend që dërgon në 1/8-ën e finales.

Akti i parë i takoi sërish italianëve, të cilët javën e kaluar në “Allianz Stadium”, triumfuan 2-1 ndaj holandezëve, njofton Klankosova.tv.

Sonte zhvillohet dueli i kthimit, ku PSV do të tentojë ta arrijë përmbysjen e madhe.

“Zonja e Vjetër” ka udhëtuar plot motiv për ballafaqimin e sotëm, pasi të dielën e kaluar triumfoi në derbin e Italisë, ndaj Interit.

Nga ana tjetër, 25 herë kampioni i Holandës, nuk po kalon formë stabile, pasi në pesë ndeshjet e fundit, ka regjistruar vetëm një fitore, raporton Klankosova.tv.

PSV – Juventus, transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 21:00.

Komentator, Lirim Peci!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>