Psikologia Atifete Syla ka komentuar rastin e rëndë të abuzimit të një vajze 12-vjeçare nga babai i saj në Fier, duke e cilësuar si një devijim të rëndë të natyrës seksuale.
E ftuar në emisionin “Kosova Today’’ në Klan Kosova, ajo tha se raste të tilla janë të papranueshme dhe shpeshherë të vështira për t’u identifikuar nga familja apo rrethi i ngushtë.
“Ky është një devijim i natyrës seksuale. Që një prind të përdhunojë vajzën e vet, është diçka e tmerrshme. Ajo që mendoj është se, përveç devijimit, ndikon edhe mungesa e kujdesit në familje. Jo që familja është fajtore, por shpesh nuk është e vëmendshme ose nuk arrin ta besojë që një gjë e tillë mund të ndodhë”, u shpreh Syla, transmeton Klankosova.tv.
Ajo theksoi se një vëmendje më e madhe ndaj sjelljeve dhe shenjave të ndryshme mund të ndihmonte në identifikimin e rasteve të tilla që në faza më të hershme.
Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese:
The post Psikologia Syla për rastin e abuzimit në Fier: Devijim seksual i natyrës (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.