22:54 / E Mërkurë, 07 Maj 2025 / Gj. Sh
PSG është finalistja e dytë e këtij edicioni të Champions League.
Skuadra parisiene e mposhti Arsenalit edhe në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
PSG kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm, 3-1.
Kampioni i Francës, kishte epërsinë që nga pjesa e parë, pasi Fabian Ruiz shënoi një supergol në minutën e 27-të.
Në minutën e 69-të, PSG kishte mundësinë ta dyfishonte epërsinë, por Vitinha gaboi nga penalltia, pasi David Raya priti gjuajtjen e tij.
Tre minuta më pas, atë që nuk e bëri futbollisti portugez, e bëri Achraf Hakimi, duke shënuar golin e dytë, dhe nisi festa në ”Parc des Prince”.