Paris Saint-Germain ka fituar Kupën e Francës në mënyrë bindëse, duke mposhtur skuadrën e Reimsit me rezultat 3-0 në finalen e zhvilluar këtë të shtunë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kampionët e Francës e nisën fuqishëm ndeshjen, kur pas vetëm 16 minutash Bradley Barcola realizoi golin e parë pas një asistimi nga Désiré Doué. Tre minuta më vonë, i njëjti dyshe riktheu goditjen: Doué asistoi sërish, ndërsa Barcola e dërgoi topin për herë të dytë në rrjetë.
Pak para fundit të pjesës së parë, Barcola u shndërrua nga finalizues në asistues, duke i shërbyer topin Achraf Hakimit, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kishin raste të shumta, por pa sukses në konkretizim.
Kjo fitore i siguron PSG-së trofeun e dytë sezonal në Francë, pas titullit në Ligue 1.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);