Kampioni në fuqi, Paris Saint-Germain, debuton në mbrojtje të titullit, ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve UEFA për sezonin 2025-26.
PSG është pa një mori lojtarësh për shkak të lëndimeve, përfshirë lojtarë si Ousmane Dembele dhe Desire Doue. Çuditërisht, Goncalo Ramos është në stol në favor të 19-vjeçarit Senny Mayulu me Bradley Barcola.
Kjo do të jetë ndeshja e parë e PSG-së në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe kampionët do të kërkojnë ta nisin me një fitore.
Atalanta po ashtu ka mungesa dhe luan në sulm me emra si Daniel Maldini dhe Daniel Maldini. Nicola Zalewski, Martin de Roon, Mario Pasalic dhe Yunus Musah, plotësojnë mesfushën.
Këto klube u kryqëzuan vetëm një herë më parë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2020, kur Atalanta ishte në krye deri në fund., por humbi 2-1.
Paris Saint-Germain: Chevalier; Hakimi, Pacho, Marquinhos, Nuno Mendes; Fabian Ruiz, Joao Neves, Vitinha; Kvaratskhelia, Mayulu, Barcola.
Atalanta: Carnesecchi; Kossounou, Hien, Djimsiti; Bellanova, De Roon, Musah, Bernasconi; Pasaliç; De Ketelaere, Maldini.
/Telegrafi/