PSG e “çmendur” pas Lamine Yamalit: E duam me çdo kusht, s’ka rëndësi sa kushton

PSG e “çmendur” pas Lamine Yamalit: E duam me çdo kusht, s’ka rëndësi sa kushton

Pronarët e PSG-së në Doha duket se kanë një objektiv të vetëm për të ardhmen, yllin e Barcelonës Lamine Yamal.

Sipas gazetarit të njohur Romain Molina, miliarderët nga Katari janë të vendosur ta sjellin supertalentin spanjoll në “Parkun e Princave”, pavarësisht çmimit që mund të kërkohet.


“E duam pa marrë parasysh sa kushton. E duam me çdo kusht. Duam ta kemi me ne një ditë”, thuhet se është mesazhi i prerë nga drejtuesit e PSG-së.

Lamine Yamal

Barcelona, megjithatë, nuk ka ndërmend të dorëzohet. Vetë klubi katalunas ka lënë të kuptohet se sezonin e kaluar refuzoi një ofertë prej rreth 250 milionë eurosh për 17-vjeçarin që konsiderohet si pasardhësi i Messit.

Sot, klauzola e lirimit të Lamine Yamalit arrin në 1 miliard euro, një shumë që e bën praktikisht të paarritshëm. Megjithatë, raportimet theksojnë se nëse në ndonjë moment lojtari vendos të largohet dhe merr një ofertë të jashtëzakonshme, transferimi mund të ndodhë për rreth 300 milionë euro.

PSG e sheh Yamal-in si simbolin e “epokës së re” që klubi kërkon të ndërtojë pas Mbappes./Telegrafi/