Pse Vetëvendosje s’del mirë në komuna? Balaj: Pushteti i VV-së është i mishëruar me Kurtin (VIDEO)

Pse Vetëvendosje s’del mirë në komuna? Balaj: Pushteti i VV-së është i mishëruar me Kurtin (VIDEO)

Lëvizja Vetëndosje po i fiton zgjedhjet qendrore, por ato lokale nuk po del mirë.

Kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit mori mbi 42 për qind të votave, por në zgjedhjet lokale në vitin 2021, nuk arriti të marrë më shumë se 4 komuna: Podujevë, Gjilan, Kamenicë dhe Shtime.

E pse po ndodh kjo u diskutua me mysafirët në emisionin Rubikon në Klan Kosova.

Analisti Labinot Balaj, e dha një arsye se pse VV-ja nuk po arrin t’i fitojë edhe zgjedhjet të nivelit lokal.

Sipas tij, pushteti i kësaj partie është i mishëruar me liderin e këtij subjekti politik, Albin Kurti.

“Në zgjedhje lokale kjo e penalizon Vetëvendosjen sepse ka kandidatë që dikush nuk i sheh si të denjë me i votu”, deklaroi ai në Klan Kosova.

The post Pse Vetëvendosje s’del mirë në komuna? Balaj: Pushteti i VV-së është i mishëruar me Kurtin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.