Pse vendosi t’i kthehet sërish garës për Kamenicën? – flet Qëndron Kastrati (VIDEO)

Kandidati i PSD-së, për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova

Kandidati i Partisë Socialdemokrate për Kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se vendimi i tij për të garuar në nivel lokal dhe jo në atë qendror është i lidhur ngushtë me ndjenjat dhe respektin që ka për vendlindjen e tij.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Kastrati u shpreh se shumë njerëz i kanë sugjeruar të angazhohet në politikën qendrore, por ai ka zgjedhur Kamenicën për shkak të lidhjes emocionale dhe dëshirës për ta zhvilluar atë, raporton Klankosova.tv.

“Ka shumë që më thonë se është gabim që po angazhohem në Kamenicë dhe jo në nivel qendror. Ndoshta për arsye të ndryshme, sepse kur je edhe formator, kërkohesh në nivel qendror. Por unë lidhem me Kamenicën në mënyrë emocionale dhe të arsyeshme. Kam nevojë të kontribuoj që ai vend të zhvillohet e të përparojë. Kjo vjen prej familjes, prej respektit”, tha Kastrati.

Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme:

The post Pse vendosi t’i kthehet sërish garës për Kamenicën? – flet Qëndron Kastrati (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.