E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmePse Totaj kërkon edhe një mandat në Prizren? (VIDEO)

Pse Totaj kërkon edhe një mandat në Prizren? (VIDEO)

Shaqir Totaj, kryetari aktual i Komunës së Prizrenit, mbrëmë ka bërë të ditur se do të rikandidojë për edhe një mandat, duke e konfirmuar zyrtarisht kandidimin e tij për zgjedhjet lokale.

Sot në një lidhje direkte për emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Totaj tha se përvoja e krijuar gjatë këtij mandati dhe puna e nisur, janë arsye pse, sipas tij, qyteti ka nevojë për vazhdimësi.

“Prizreni është një qytet me nevojat e veta specifike. Si qeverisje lokale kemi filluar mire, kemi realizuar diku 70–80% të premtimeve dhe synojmë të përmbyllim edhe projekte të tjera që kemi nisur”,  u shpreh i pari i komunës.

Ai shtoi se komuna ndodhet “në ritëm të mirë” dhe se nuk sheh nevojë për ndryshime të mëdha në qeverisjen lokale nëse fiton edhe një mandat tjetër./Klankosova.tv

The post Pse Totaj kërkon edhe një mandat në Prizren? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT