
Brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ka vazhduar debati i tensionuar mes banorëve Elijona Binakaj dhe Labi, duke rikthyer një histori nga e kaluara e banores.
Labi e përmendi ikjen e Elijonës për të shkuar tek familja, duke e sfiduar rrëfimin e saj: “Ti the ‘unë kam ikur për të shkuar tek familja ime’. E pse pra ty shteti gjerman të ka marrë?” – është shprehur Labi.
Elijona u përgjigj qetësisht, duke sqaruar se kjo pjesë e jetës së saj është personale: “Ajo është pjesë e rrëfimit të jetës, që unë tash nuk e shfaqi”.
Ky përplasje ka rikthyer vëmendjen e banorëve dhe të ndjekësve në rrjetet sociale, pasi shumë fansa kanë komentuar mbi tensionin e dukshëm dhe mënyrën se si historia personale e Elijonës po diskutohet brenda shtëpisë. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be


