Pse po furnizohet Kosova me armë dhe dronë?- Eksperti i sigurisë zbulon prapaskenat​

Pse po furnizohet Kosova me armë dhe dronë?- Eksperti i sigurisë zbulon prapaskenat​

Në një intervistë këtë premte për Euronews Albania gjatë emisionit Balkan Talks me moderator Franko Egro, eksperti i njohur i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, ka folur për shtimin e armatimit në Kosovë dhe rëndësinë e kësaj përballë sfidave të sigurisë aktuale.

Elezi ka theksuar se brenda kuadrit të Strategjisë së Sigurisë 2018-2028 janë parashikuar hapa konkretë për pajisjen e ushtrisë së Kosovës me armatim të rëndë. Ai ka përmendur kontratën me Turqinë, që përfshin edhe dronët Kamikaz, si një element kyç në këtë proces.


“Në kuadër të strategjisë së sigurisë 2018-2028 ishin parashikuar disa hapa për pajisje të rënda për ushtrinë e Kosovës që kishin një kontratë me Turqinë ku përfshiheshin dhe dronët Kamikaz. Në fakt, në këtë kohë ballafaqimi të një lufte hibride krijohet dhe kjo gjendje. Në këtë situatë kur Kosova është në gjendje të rëndë, ku kemi pasur arrestime për spiunazh, në këtë kohë kur Kosova ka nevojë për këto lloj armatimesh po zbatohet dhe strategjia e sigurisë ku përfshihen dhe mjete të tjera që janë helikopterë Black Hawk,” tha Elezi.

Eksperti nënvizon rëndësinë e këtyre masave për të përballuar sfidat e sigurisë që Kosova po përjeton, duke vënë theksin te nevoja për armatim modern dhe përgatitje strategjike në kushtet e kërcënimeve hibride.

– YouTube youtu.be