E enjte, 24 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmePse Papa nuk mund të jetë dhurues organesh?Sinjali

Pse Papa nuk mund të jetë dhurues organesh?Sinjali

Zyrtarët e Vatikanit kanë shpjeguar pse kreu i Kishës Katolike nuk mund të jetë donator organesh as pas vdekjes, pavarësisht nëse është i regjistruar si donator apo jo.

Trupi i Papa Françeskut u zhvendos këtë mëngjes në bazilikën e Shën Pjetrit, në mënyrë që besimtarët katolikë të mund t’i bëjnë nderimet e fundit përpara funeralit që do të mbahet të shtunën në orën 10:00.

Publiku do të ketë mundësinë t’i bëjë homazhe Papës Françesku deri të premten. Nëse më parë gjatë jetës kishte vendosur të ishte donator, ai vendim anulohet.

Kur Vatikani ishte mikpritës i Konferencës Evropiane për Dhurimin e Organeve në tetor të vitit 2014, Papa Françesku e përshkroi aktin e dhurimit të organeve si “dëshmi dashurie ndaj të afërmit”.

Megjithatë, Papa nuk mund të jetë donator organesh dhe do të varroset me të gjitha organet që kishte në momentin e vdekjes. Edhe nëse më parë në jetë, përpara se të zgjidhej Papa, kishte vendosur të ishte donator, më nuk vlen ai vendim.

Edhe pse shumë spekulojnë se Papa nuk mund të jetë donator për shkak të moshës, arsyeja e vërtetë u bë e ditur gjatë kohës kur kreu i Kishës Katolike ishte Benedikti XVI, për të cilin dihej se kishte një kartë për dhurimin e organeve.

Një mjek kishte mbështetur idenë që Papa të ishte donator, që të shërbente si shembull, por Vatikani i kërkoi të ndalonte dhe shpjegoi se Benedikti XVI në fakt nuk mund të dhuronte organet e tij nëse vdiste si Papa.

Shembulli i Papa Benediktit

Benedikti dha vullnetarisht dorëheqje në vitin 2013, por ndërsa ishte ende kreu i Kishës, sekretari i tij, monsinjor Georg Gaenswein, i dërgoi një letër mjekut, e cila më pas u transmetua nga mediat.

Në letër thuhej se “është e vërtetë që Papa ka një kartë dhurimi organesh, por në kundërshtim me mendimin publik, karta e lëshuar në vitet 1970 u bë de facto e pavlefshme në momentin kur kardinali Ratzinger u zgjodh Papa”.

Zyrtarët e Vatikanit shpjeguan se, kur Papa vdes, trupi i tij i përket tërësisht Kishës dhe duhet të varroset i paprekur.

Sipas Reutersit, zyrtarët shtuan se nëse organet e Papës do të dhuroheshin, ato do të shndërroheshin në relike në trupat e tjerë, nëse Papa i ndjerë do të shpallej shenjtë më vonë.

Duke komentuar vendimin e Papa Benediktit për t’u bërë dhurues organesh, zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi tha në atë kohë se “Papa padyshim bëri një zgjedhje shumë vite më parë. Si qytetar ai mund ta kishte marrë atë vendim, por tani ai ka një rol tjetër”.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT