Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të vështirë ndaj Valladolidit 1:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.
Ka shumë reagime në rrjetet sociale në lidhje me një karton të verdhë të mbrojtësit Araujo, shkruan Indeksonline
Ronald Araujo u ndëshkua dy herë me karton të verdhë ndaj Valladolidit dhe nuk u përjashtua nga loja?!
Megjithatë, në faqen zyrtare të La Liga-s, konfirmohet se kartoni i parë i verdhë për mbrojtësin uruguaian në pjesën e parë nuk ekzistoi. Ishte gabim i regjisë.
Kështu 26-vjeçari vazhdoi lojën deri në fund, sepse gjatë ndeshjes mori vetëm një karton./Indeksonline/