Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen analiza nga gazetarët sportivë të redaksisë së Telegrafit për ndeshjet që i presin Kosovën dhe Shqipërinë. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Temë diskutimi në këtë podcast ishte edhe përplasja që ka ndodhur kohë më parë mes Etrit Berishës dhe përzgjedhësit të Shqipërisë, Sylvinho.
“Ndoshta më të mëdhenjtë e dekadës së fundit të Kombëtares së Shqipërisë mungesa e Etrit Berishës është shumë e çuditshme, kur e kemi parë se ka një formë shumë të mirë në Superligën e Suedisë”.
“Sylvinho përveç që po aplikon atë dorën e hekurt nuk ka ardhur ende me sqarime sidomos sa i përket rastit të Etrit Berishës që është shumë i çuditshëm, me një lojtar që ka aq shumë paraqitje”, ka thënë gazetari Shkumbin Pireva për situatën e Berishës tek Shqipëria.
“Për mendimin tim, Etriti është portieri më i mirë në histori të kombëtares shqiptare dhe i ka dërguar dy herë në Evropian dhe është dashur të ipet së paku një shpjegim”, vazhdoi tutje gazetari Romak Zeqiri.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com