Pse nuk duhet të flini me flokë të lagur?

Pse nuk duhet të flini me flokë të lagur?

Të flesh me flokët e lagur mund të të kursejë kohë, por a mund të shkaktojë dëme në terme afatgjate?

Sipas dermatologes së Klinikës Cleveland, Dr. Shilpi Khetarpal, po – sidomos nëse bëhet një zakon i përhershëm.


“Flokët mund të bëhen më të brishtë kur janë të lagura, që do të thotë se ka më shumë gjasa të këputen, apo të dëmtohen”, shpjegon Khetarpal.

Pikërisht për shkak të kësaj brishtësie, fërkimi i flokëve me jastëkun gjatë gjumit mund të shkaktojë dëmtime.

Përdorimi i një jastëku mëndafshi apo sateni në vend të pambukut mund të ndihmojë, por më e mira është që t’i thani flokët para se të shkoni në shtrat.

Nëse ju duhet patjetër t’i thani më shpejt, përdorni tharëse flokësh në temperaturë të ulët ose me ajër të ftohtë.

Por dëmtimi fizik nuk është i vetmi problem. Dr. Khetarpal shpjegon se të flesh shpesh me flokët e lagur mund të shkaktojë edhe shqetësime të tjera në lëkurën e kokës.

Shmang nxehtësinë e lartë, pasi edhe ajo mund të dëmtojë flokët.

Por dëmtimi fizik nuk është i vetmi problem. Dr. Khetarpal shpjegon se të flesh shpesh me flokët e lagur mund të shkaktojë edhe shqetësime të tjera në lëkurën e kokës.

“Lagështia krijon një ambient ideal për zhvillimin e baktereve dhe kërpudhave, gjë që mund të çojë në probleme si folikuliti (gunga të vogla si puçrra në skalp) dhe zbokth,“ thotë ajo.

“Këto janë arsye të forta përse duhet të shmangni të fjeturit me flokët e lagur”.

Nëse vëren zbokth apo probleme të tjera në lëkurën e kokës, konsultimi me një dermatolog është një hap i dobishëm.