“Pse na duhen ekrane me prekje?” – Hyundai mendon rikthimin e butonave

"Pse na duhen ekrane me prekje?" - Hyundai mendon rikthimin e butonave

Simon Loasby, kreu i qendrës së dizajnit të Hyundai në Kore, po bën disa pyetje.

Në një intervistë të kohëve të fundit me Auto Express, Loasby vuri në dyshim nevojën për ekrane me prekje kur konsumatorët ende preferojnë butona për shumicën e funksioneve të automjetit, të tilla si volumi dhe ngrohja e ulëseve.


“Pastaj fillon të pyesësh, mirë, pse na duhet një ekran? Jo anasjelltas, jo pse na duhen butona? Pse kemi një ekran, dhe a nuk mund ta bëjmë këtë në një mënyrë tjetër?”

Ndryshe, Hyundai nuk është i vetmi prodhues që mendon për të ardhmen.

Konceptit më të fundit të Cadillac i mungon ekrani qendror me prekje që është një element kryesor në automjetet moderne.

Nëse konsumatorët duan që butonat të kthehen, kjo u jep prodhuesve të automjeteve lirinë për të rishpikur përsëri brendësinë. /Telegrafi/