Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka reaguar ndaj thashethemeve që e lidhin atë me politikën, duke sqaruar se nuk ka asnjë qëllim të përfshihet në këtë fushë. Ai theksoi se nuk është i interesuar për pushtetin, por për artin dhe për bashkimin e njerëzve përmes muzikës.
Në një postim të tij në rrjetet sociale, ai tha se shpesh herë i kërkohet të angazhohet në politikë, ndoshta për shkak të ndikimit të tij dhe të aftësisë për të folur hapur. Megjithatë, ai ka sqaruar se qëllimi i tij nuk është të krijojë ndarje, por të sjellë bashkim dhe gëzim përmes artit.
“Unë besoj te arti, te dashuria, te forca e një fjale që shëron dhe jo që përçan. Politika kërkon të zgjedhësh një anë. Unë kam zgjedhur njeriun! Nuk dua të jem arsyeja pse njerëzit zihen mes tyre, kur gjithçka që dua është t’i bëj të buzëqeshin bashkë”, ka thënë Ejlli.
Ai ka shtuar se politika i ndryshon njerëzit dhe nuk dëshiron të ushtrojë pushtet mbi askënd. “Nuk dua pushtet mbi askënd. Dua t’i mbaj duart e lira që të përqafoj, jo të nënshkruaj vendime që lëndojnë. Dua zyrë, dua skenë”, theksoi këngëtari.
Në përfundim, ai ka kërkuar mirëkuptim nga ndjekësit e tij, duke theksuar se ky është vendimi i tij për të ruajtur atë që vlerëson më shumë: njeriun, familjen, artin dhe fjalën e lirë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);