Pse keni uri të shpeshtë edhe pasi keni ngrënë? Ekspertët zbulojnë shkaqet e fshehura

news image

Uria që rikthehet menjëherë pas ngrënies mund të mos ketë lidhje vetëm me ushqimin që konsumoni, por me mënyrën si e trajtoni trupin tuaj. Nutricionistja Caroll Mareto thotë se shumë faktorë ndikojnë në këtë fenomen – që nga përbërja e vakteve e deri te rutina e përditshme.

Mungesa e lëndëve ushqyese është një nga shkaqet kryesore. Ushqimet e pasura me karbohidrate të rafinuara, por të varfra në proteina, fibra dhe yndyrna të shëndetshme, nuk e mbajnë trupin të ngopur. Trupi kërkon më shumë ushqim sepse nuk ka marrë çfarë i duhet realisht.

Dehidratimi është një tjetër faktor i nënvlerësuar. Shpesh trupi ngatërron etjen me uri, ndaj ekspertët këshillojnë të pini ujë rregullisht gjatë ditës.

Gjumi i pamjaftueshëm dhe stresi ndikojnë në hormonet e urisë, duke shtuar dëshirën për të ngrënë edhe kur nuk keni nevojë. Po ashtu, mikrobiota e dobët në zorrë mund të çojë në tretje të dobët dhe ndjesi të shpeshtë urie.

Çfarë mund të bëni?
Ekspertët rekomandojnë ngrënie me vetëdije, vakte të balancuara me perime, proteina cilësore dhe yndyrna të mira, mjaftueshëm ujë, gjumë cilësor dhe menaxhim të stresit. Këto elemente ndihmojnë në rikthimin e ekuilibrit dhe parandalimin e urisë së panevojshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/